INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorja më e re e Chanel, një vajzë me ngjyrë!

Ambasadorja më e re e Chanel, një vajzë me ngjyrë!

Publikuar më: 10:55 09-03-2016

Chanel përzgjedh një vajzë me ngjyrë si ambasadore të saj?

Mesa duket lajmi është i vërtetë. Willow Smith së bashku me mamin e saj, aktoren Jada Pinkett Smith ishin prezente në shfaqen e modës të Karl Lagerfield për Chanel, ditën e djeshme, gjatë javës së modës në Paris. Këngëtarja 15 vjeçare, e njohur për stilin e saj eksentrik, është shpallur ambasadorja më e re e firmës prestigjoze, duke u bashkuar kështu me Blake Lively dhe Lily-Rose Depp. “Ndjej se kam shumë nevojë të shpreh krijimtarinë time, dhe t’i injektoj këto ide dhe energji në kete brand, sepse mendoj se rinia e sotme ka shumë gjëra për të dhënë dhe për t'ia bërë të njohura botës”, u shpreh Willow gjatë një interviste për Teen Vogue.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555