INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasadorja: “Uragani Maria” preku shqiptarët. Humbëm kontaktet me bashkëkombasin në Puerto Riko”

Ambasadorja: “Uragani Maria” preku shqiptarët. Humbëm kontaktet me bashkëkombasin në Puerto Riko”

Publikuar më: 11:30 24-09-2017

Shqiptarët që jetojnë në ishullin e Domenikës, dhe Puerto Rikos janë prekur nga Uragani “Maria”. Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber ka dhënë informacione për shqiptarët e prekur nga stuhia që për ditë të tëra nuk kanë mundur të kontaktojnë me familjarët e tyre. Ambasada shqiptare ka arritur të komunikojë me një student shqiptar që jeton në shtetin e Domenikës, për të cilin thotë se do të evakuohet këto ditë. “Ambasada në Uashington ka ndjekur gjatë kësaj jave nga afër shqetësimin e dy familjeve shqiptaro-amerikane, të afërmit e të cilëve jetojnë në zona të prekura thellësisht nga Uragani Maria! Jemi tepër të çliruar që një student me origjinë shqiptare në Dominici u lidh me familjarët e tij në SHBA pas tre ditësh mos-komunikimi. Studenti pritet të evakuohet në ditët në vijim bashkë me një numër qytetarësh amerikanë që jetojnë në shtetin Dominici, një shtet/ishull i përbërë prej më pak se 75 mijë banorësh”-shkruan ambasadorja Luli-Faber në facebook. Ndërsa me një tjetër bashkëkombës që jeton Puerto Riko ambasada nuk ka arritur ende të komunikojnë. “Një tjetër bashkëkombas i nderuar që punon në Puerto Rico akoma nuk ka mundur të lidhet me familjarët. Është përdorur çdo rrugë e mundshme për të marrë informacion, por nuk ka rezultuar me sukses. Komunikova me qytetarin personalisht të martën në darkë, me shqetësimin e Uraganit Maria që pritej të afrohej atë natë. Më siguroi që jeton dhe punon në ndërtesa të mbrojtura nga uragani. Qëndroj besimplotë që ai është jashtë rrezikut për jetën por pa asnjë mundësi komunikimi, nga ishulli ku tashmë energjia elektrike dhe lidhjet celulare janë ndërprerë 100 për qind”-sqaron ambasadorja jonë në Amerikë. Më tej Luli-Faber thotë se gjatë këtyre ditëve janë lidhur disa herë me Departamentin e Shtetit për të marrë informacion. “Përpjekjet për të gjetur mundësitë e komunikimit nuk do rreshtin”-përfundon diplomatja shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0046930313110352