E dinim që nuk do ta kishte të gjatë.
E kemi fjalën për martesën e Johnny Depp dhe Amber Heard e cila sipas raportimeve të TMZ është drejt fundit. Ka qenë aktorja 30-vjeçare ajo e cila ka nisur proçedurat e divorcit duke dorëzuar një peticion këtë të hënë ku bënte të ditur arsyet e ndarjes. Këto të fundit, diferenca të pazgjidhshme. Kujtojmë që çifti lidhën kurorë në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë duket se ndarja do të jetë pak e vështirë, të paktën nga ana teknike. Kjo pasi sipas disa burime të sigurta, Johnny Depp dhe Amber Heard nuk kanë një kontratë paramartesore, ndaj dhe Heard është duke kërkuar mbeshtetje financiare pas divorci!