Historia e ndërlikuar e çiftit më të zhurmëshëm të momentit në Hollywood, ka sjellë zhvillimin e radhës.
Johnny Depp ka kaluar së thirruri Amber Heard, nga “dashuria e jetës së tij” në llumin e gjithë botës. E gjithë kjo përmes modifikimit të një tatuazhi.
Depp, shenjoi nofkën e Amber, “Slim” në gishtat e tij vitin e kaluar. Por në javët e fundit, e ka ndryshuar L në C dhe I në U dhe nuk ka nevojë për shumë llogari për të mësuar rezultatin: “Scum” (llum).
Kjo nuk është hera e parë që tattoo-të e aktorit përfundojnë të modifikuar. Kohë më parë, kur ai dilte me Winona Ryder, një tattoo në shpatullën e tij shkruante : "WinonaForever". Kur marrëdhënia u prish, ai e ndryshoi atë në "WinoForever." Morali i fabulës në këtë rast? Mos bëni tattoo!!