Pas luftës intensive mediatike mes Amber Heard dhe Johnny Depp, tashmë kanë filluar të duken edhe pasojat.
Dhe viktima e parë është ajo që e kërkoi divorcin dhe gjithë çfarë erdhi më mbrapa, aktorja 30 vjeçare. Bukuroshja amerikane është shfaqur shumë më e dobët në disa foto shqetësuese të saj gjatë kohëve të fundit. Duket se divorci i hidhur me Johnny-n e ka transformuar, por të paktën mund t’i gëzohet një lajmi të mirë. TMZ bën me dije se seanca dëgjimore e tashmë ish çiftit do të shtyhet për shkak se të dyja palët po përpiqen të gjejnë një marrëveshje dhe ta mbyllin çështjen pa rënë në dorë të gjykatës. Kështu duket se edhe Amber do të ketë pak kohë për të ngrënë...