Mesa duket "lufta" në Twitter e Kanye West dhe Wiz Khalifa-s nuk ka mbetur vetëm mes tyre.
Gjatë postimeve të shumta, shpeshherë deliruese, Kanye ka ngacmuar edhe ish të dashurën e tij, njëkohësisht nënën e djalit Sebastian të Wiz, Amber Rose. Fjalët "Lejove një striptiste të të fuste në grackë" nuk i kanë pëlqyer aspak Rose e cila menjëherë i është përgjigjur në Twitter me një postim tepër pikant. Ajo ka vendosur të sulmojë mbrapsht West duke ndarë një detaj vërtet intim dhe të sikletshëm nga eksperienca e dikurshme në shtrat. Eshtë pak vështirë përkthimi fjalë për fjalë i asaj çfarë modelja ka shkruar në Twitter, por për ju që jeni kuriozë e shihni vetë më poshtë. Kanye bën mirë t'i vërë frerë gojës dhe gishtave pasi kështu si e ka nisur...NO BUENO!