Ajo është e njohur për pozat e saj të nxehta, ku nuk ka aspak komplekse për të ekspozuar “ të mirat” e saj, sa që shpesh herë thyen ligjet e Instagramit. Mirëpo, edhe pse në disa raste penalizohet, çmenduritë e Amber Rose nuk kanë fund pasi Instagram-i i saj është i denjë për videot “alla” porno!
Ish-striptisja 33-vjeçare ka postuar së fundmi një video teksa shfaqet e veshur me pantallona të shkurtra pink, teksa tund të pasmet nën ritmet e Despacito. Sigurisht që nuk mund të mos shkruante një përshkrim sa tundues aq edhe provokues në të njejtën kohë. Ndërkohë që nxjerr gjuhën, Amber shpreh dëshirën duke improvizuar sikur partneri i saj të ishte mbi 1.88 m i gjatë, me penis të madh dhe shumë para. Të paktën kështu shkruan bashkangjitur videos.