Është e turpshme që një futbollist të fitojë kaq shumë para.
Me 100 milionë euro, madje, mund të shpëtonim të gjithë planetin”, shprehet ambielntalistia, Daniela Metani.
“Me pagën e Kristiano Ronaldos do të shpëtonim të gjitha kafshët e planetit. Prandaj, unë shpresoj që Ronaldo të dëmtohet që në ndeshjen e parë. Unë nuk e kapërdij dot. Është diçka e turpshme.
Madje, do të shpresoja që i gjithë planeti të indinjohej për këto shifra dhe të çohej të akuzonte”.
Daniela Metani, një ambientaliste e njohur italiane, e bërë e famshme edhe nga pjesëmarrja në “Grande Fratello”-in në Itali, ka sulmuar keq Ronaldon pas firmës.
“Unë do doja t’i thosha vetëm diçka… E kupton ky Ronaldo, që këto 100 apo më shumë milionë euro nuk do ketë kohë t’i prishë kurrë?! Për çfarë i duhen të gjitha këto?!”.