INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ambjentalistët dhe qytetarët të shqetësuar për Aeroportin e Vlorës. Arsyet...[VIDEO]

Publikuar më: 14:19 19-01-2018

Njoftimi i dy ditëve më parë i kryeministrit Rama për nisjen në qershor të ndërtimit aeroportit në Vlorë po shihet me shqetësim nga qytetarë dhe ambjentalistë. Një prej qytetareve ka shkuar edhe tej duke i shkruar Ramës në faqen e tij në facebook.

Një kometues shkruan: “Është më shkurt dhe me më pak shpenzime të vihet në punë aeroporti i Kukesit Z. Kryeminister i cili është pothuajse gati. Ul çmimet, heq eksluzivitetin e udhëtimeve ajrore të Rinasit dhe afron pasagjerët e shteteve fqinje Kosovë, Maqedoni madje edhe Serbi e Mali i Zi, ç’ka i jep edhe një dorë ekonomisë shqiptare. Aeroporti i Vlorës mund të shfrytëzohet vetëm nga banoret e katër qarqeve të jugut dhe kaq. Kur bëhet fjalë për investime strategjike duhet studiuar mirë edhe frytshmëria e tyre.”
Ndërsa Rama i përgjigjet: “Nuk kanë asnjë lidhje dhe nuk përjashtojnë njëra-tjetrën! Aeroporti i Vlorës do të investohet nga e njejta kompani që po ndërton aeroportin e tretë të Stambollit (një ndër tre me të mëdhenjtë e botës) dhe do të jetë aeroport kombëtar e jo aeroport qarqesh. Edhe për Kukesin e kemi planin gati por nuk ka ende ndonjë propozim serioz investimi në horizont.”
Po skeptikë duken dhe ambientalistët. Shoqata e mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit natyror në Shqipëri hedh dyshime se do kërcënohet zona e mbrojtur “Vjosë-Nartë". Në një njoftim për mediat shkruhet se zona që po flitet se do ndërtohet aerporti quhet Akërni dhe ndodhet në brendësi të plotë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë dhe se vendndodhja e propozuar e ndërtimit të këtij aeroporti është e papërshtatshëm dhe mjaft e dëmshme për natyrën dhe biodiversitetin e lartë të zonës. Në këto kushte ambjentalistët i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse për të ri-konsideruar vendin e përzgjedhur për ndërtimin e aeroportit.

Article Logic
Execution time: 0.0036551952362061