Gjatë mesditës së sotme ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në zyrën e tij Ambasadorin Amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin.
Mësohet se takimi ndërmjet krerëve të delegacioneve të BE-së dhe SHBA me ministrin Xhafaj të ketë zgjatur 90 minuta.
Nuk ka të dhëna zyrtare rreth tematikave të bisedave që janë zhvilluar, por çështja e ditës mbetet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.