Mbi 125 ushtarë të batalionit për sulme nga helikopteri të Gardës Nacionale të shtetit amerikan Tenessee, do të vendosen në Kosovë në shtator. Ata për 11 muaj do t’i japin mbështetje forcave paqeruajtëse të NATO-s dhe KFOR-it, kanë konfirmuar nga Qeveria e shtetit të Tenessee. Ndërkohë, mbi 1200 ushtarë amerikanë do të vendosen në Ukrainë dhe Poloni, që është dhe numri më i madh i trupave të shtetit të Tenesse të vendosur në misione ushtarake.
“Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e pranishme në Kosovë më shumë se 20 vjet, ndërsa viteve të fundit me këto trupa ka komanduar Garda Kombëtare” njofton qeveria e shtetit të Tenessee.
Ky bataljon që do të vendoset në Kosovë, merret më lëvizje në ajër, kryen sulme ajrore dhe evakuim në rast të fatkeqësive ajrore.