INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerika dhe amerikanët ia bënë vetes

Amerika dhe amerikanët ia bënë vetes

Publikuar më: 16:32 10-11-2016

Nga Ilir Kazaferi

Amerika dhe amerikanët ia bënë vetes. Ishin pikërisht ata amerikanë të cilët e përqeshën Donald Trump duke e bërë fokus të kronikave të tyre ish kandidatin tashmë president, ata që e ndihmuan atë të bëhet president i SHBA. Dhe tani komediani i famshëm John Oliver ndjehet keq, aq sa kërkon ndjesë publike. Por çfarë bënë mediat keq, aq sa e gjitha iu kthye në bumerang…?

Me sa duket as ato vetë nuk e ditkan fuqinë e fushës që përfaqësojnë, sepse nuk hezitonin asnjë sekondë që të rendnin pas deklatatave qesharake të Trump para dhe gjatë fushatës. E sigurisht që me sloganin “sa qesharak që është” e ngritën në piedestalin e vëmendjes duke ia sjellë amerikaneve cdo minutë nëpërmjet televizionit në shtëpitë e tyre, dhe duke bërë kështu ndoshta një “gabim të madh”. Për shumë nga masat gjithçka që shohin në televizion merret si e mirqenë, ndërsa edhe ata të cilët kanë një përqindje të vogël filtri filluan të besojnë se Trump në të vërtetë nuk është edhe aq burrë i keq e pa gjë. Çfarë të mbjellësh do të korrësh…  

Amerika është vërtetë shteti me demokracinë më të konsoliduar, por tashmë prej disa dekadash masat udhëheqin elitat dhe jo anasjelltas. Më lejoni t’ju kujtoj Kim Kardashian apo edhe striptisten këngëtare Nicki Minaj, të cilat janë duke investuar paralelisht në dukjen pa përmbajtje e krejtësisht naive.  Donald Trump ia doli të fitojë, por duke treguar muskujt dhe forcën e pushtetit tëcilin ai e gëzon tashmë prej vitesh si një nga biznesmenët më të fuqishëm në botë. Por a duhej vallë një biznesmen për të udhequr Amerikën, i cili edhe për faktin se ka qenë jashtë politikës u zgjodh nga populli?? Për këtë do të na duhet të presim për të parë e dëgjuar  nëse sovrani ka vepruar drejtë apo gaboi….Urime Donald Trump për fitoren..!!

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443