Trupi i ish-presidentit të SHBA-së Xhorxh H.W. Bush do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Kongresit këtë të hënë në mbrëmje, ku amerikanët do të nderojnë jetën e Presidentit të 41-të të vendit.
Ndërtesa do të jetë e hapur për personalitete dhe publikun që do të tregojnë respektin e tyre deri të mërkurën dhe vizitorët do të kalojnë para arkivolit të ish-presidentit Bush. Ai vdiq në Teksas, në shtëpinë e tij, të premte në moshën 94 vjeçare.
Trupi i ish-presidentit të SHBA-së Xhorxh H.W. Bush do të vendoset për homazhe në ndërtesën e Kongresit duke filluar të hënën mbrëma ku amerikanët do të nderojnë jetën e presidentit të 41-të të vendit.
George H.W. Bush shërbeu një mandat në Shtëpinë e Bardhë në vitet 1989-1993, do të nderohet me një funeral shtetëror të mërkurën në Katedralen Kombëtare në Uashington, dhe varrimi do të bëhet të enjten në bibliotekën së tij presidenciale në Teksas.
Bursa e Nju Jorkut njoftoi se do të mbyllet të mërkurën për nder të ish-presidentit Bush.
Funeralet shtetërore mbahen tradicionalisht për presidentët e tanishëm ose të mëparshëm dhe zyrtarë të tjerë të caktuar nga presidenti.
Funerali shtetëror është një ngjarje dhjetë-ditore dhe përbëhet nga tri faza: ceremonitë brenda shtetit ku zyrtari ka banuar, ceremonitë brenda Uashingtonit, dhe ceremonitë në shtetin në të cilin individi ka zgjedhur për t’u varrosur./Zëri i Amerikës