INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerikanët oferta për kompaninë e trenave 'Italo', fillojnë lëvizjet në bursë

Amerikanët oferta për kompaninë e trenave 'Italo', fillojnë lëvizjet në bursë

Publikuar më: 12:17 06-02-2018

Në vigjilje të fillimit të operacioneve delikate në bursa përsa i përket transportit publik hekurudhor, ka ardhur megaoferta e parë nga SHBA për kompaninë e trenave italianë “Italo”.

Fondi amerikan "Global Infrastructure Partners" është ofertuesi për këtë kompani italiane, fond i njohur për blerjen e asete globale industriale.

Lajmi është bërë i ditur vetë nga fondi amerikan përmes një deklarate për shtyp.

Sipas zërave të parë bëhet fjalë për një marrëveshje ku fondi amerikan kërkon të blejë 100% të shoqërisë italiane “Italo” për një shifër që i kalon 2 miliardë euro, saktësisht 1.9 miliardë euro për blerjen dhe 450 milionë euro detyrime që do ti paguhen shtetit.

Sipas burimeve marrëveshja pritet të mbyllet në orën 5 të datës 7 shkurt, ku palët do të takohen për të konkluduar raportin.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385