INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerikanët përgëzojnë unanimitetin e politikës, për votimin e Reformës në Drejtësi

Amerikanët përgëzojnë unanimitetin e politikës, për votimin e Reformës në Drejtësi

Publikuar më: 12:52 09-05-2016

Votimin në parim të draftit të Reformës në Drejtësi nga palët politikë në vend është vlerësuar nga Ambasada e SHBA-së. Sipas deklaratës përgëzuese të ambasadës, vendimi rrit dhe shpresën e popullit shqiptar për faktin se udhëheqësit politikë janë të përkushtuar.

Ja deklarata e Ambasadës së SHBA:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomanimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias.
Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme.
Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225