INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ami dhe Ermali përjetojnë tmerrin, humbin djalin mes 5000 njerëzve [FOTO]

Ami dhe Ermali përjetojnë tmerrin, humbin djalin mes 5000 njerëzve [FOTO]

Publikuar më: 19:26 31-03-2017

Ermal Mamaqi nuk është vetëm ai djali  që shohim  në televizor i cili çdo situatë e kthen në  humor, pasi jashtë ekranit ka edhe një jetë familjare.

Duke mbetur tek kjo e fundit, moderatori teksa ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ka rrëfyer një moment të vertetë tmerri  që ka përjetuar në Barcelonë bashkë me Amin  kur djali i tyre Noeli ishte zhdukur.

Kjo ka ndodhur gjatë njërit prej udhëtimeve të tyre të punës ku kishin vajtur me misionin për të parë fustane nusërie.

Por teksa shikonin fustanet, kujdeseshin për të birin një herë njëri, pastaj tjetri. Ermali tregon se askush nuk e kuptoi se si ndodhi, por në një moment ata u takuan dhe Noeli nuk ishte askund.

“Ishim mes një turme me 5000 njerëz.”, u shpreh ai, “Në një moment, nuk e di se ccfarë ndodhi por mbaj mend vetëm Amin që vjen dhe më thotë: “Po e mbanti djalin, apo jo?” dhe unë i përgjigjem: “Jo, po e mban ti!”

Aty nisi paniku mes tyre dhe nisën ta kërkonin kudo por nuk po e gjenin. Më pas lajmëruan rojet të cilët nuk arritën ta gjenin.

Si përfundim, shkuan ta kërkonin tek një vend ku kishin qenë atë mëngjes dhe djali e kishte pëlqyer aq shumë, sa mezi kishte pranuar të ikte. E gjetën aty, duke i rënë pianos.

 “Pas gjithë këtij ankthi, thanë të dy: “A ia vlen puna, kur mund të ndodhin të tilla gjëra?!”

bec1425a5794b3adf4700e0bf103f364.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891