Sa më shumë ikin vitet, aq më shumë shtohet dashuria e Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit. Ata janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, dhe dashuria e tyre është bekuar me një djalë të quajtur Joel. Sot është një ditë e veçantë për Amin pasi feston ditëlindjen, dhe më të veçantë ia ka bërë bashkëshorti i saj me një urim të shkurtër por me shumë domethënie brenda.
Ai ka postuar një foto të moderatores së njohur në Instagram, ku shkruan: “Birthday Girl. Të dua si ajër”.
Urimit të Ermalit i janë shtuar edhe urimet e fansave të shumtë, që nuk i kanë kursyer komentet e tyre.