Ashtu siç e dimë tashmë ditën e djeshme moderatori Ermal Mamaqi kishte ditëlindjen dhe mbushte plot 36-vjeç.
Urime të shumta në Instagram kanë zbukuruar festën e Mamaqit dhe nuk kishte si të mungonte dhe një urim i ëmbël i bashkëshortes së tij Ami.
“Edhe 1 vit më shumë të lumtur bashkë ! Deri në fund si në këtë foto...Paç gjithë jetën si një festë zemra ime! #birthdayboy #mylove,”-ka shkruar Ami.
Edhe në këtë ditë dhe në këtë urim plot emocion komediani nuk i ka lënë pas shakatë duke shkruar: “E dogjëm Marsin,” dhe e gjitha kjo mesa duket referuar lindjes së vogëlushes së tyre Sia vetëm pak ditë më parë.