Dje ka qenë një ditë e gëzueshme për moderatorin Ermal Mamaqi pasi babai i tij festonë 66-vjetorin.
Vëllai i Ermalit, Ermiri ka publikuar një foto në Instagram ku uron babain e tij me një tortë plot me lekë dhe me një makinë llogaritëse.
“Tu shtofshin vitet e bukura bab me familjen dhe ato lejlatë s’janë keq me shtu”-shkruan Ermiri.
Dhe mesa duket kjo ka bërë bashkë të gjithë familjen e madhe, gjithashtu edhe bashkëshorten e Ermalit, Armanda Toskën e cila është shtatzënë.
Ami i është bashkuar festës familjare, duke u shfaqur pa filtra dhe ashtu siç shihet në foto barku i rrumbullakosur tregon se familja Mamaqi duhet të presë edhe pak kohë që vogëlushja e tyre të vijë në jetë.