Ami ka zgjedhur festën e 8 Marsit për të prezantuar për herë të parë mamanë e saj. “Mamushi im! Me fjalë të tjera… Dashuri pa kushte… Pa fund… Derisa të kemi frymë!”. Këto ishin fjalët e zemrës të Amit për t’i shprehur dashurinë nënës së saj. E përpos urimit të ëmbël, duket qartë se ajo dhe mamaja e saj janë si dy pika uji! Epo kot nuk thonë “Bëmë mama të të ngjaj!"