Ata janë një ndër çiftet më jetëgjatë dhe shumë të dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskan, çiftin e njohur të ekranit të cilët prej disa ditësh kanë nisur pushimet në Turqi. Së fundmi Ami ka postuar një foto, ku shfaqet e relaksuar në pishinë dhe mbart të veshur një palë bikini, ngjyrë të verdhë.
Bukuroshja ka marrë shumë komente, por ai që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është ai i bashkëshortit, Ermal Mamaqit.
‘Ooo ti zonjë... avash içik me kto fotot... kemi dhe ne rrobabanjo po sbojmë kshu...’, shkruan Ermali duke e ngacmuar Amin.
Fjalët e përdorura kanë nxjerrë në pah edhe natyrën plot humor të tij.