Dhe të mendosh që nga pamja e jashtme gjithçka dukej perfekte.
Megjithatë edhe moderatorja bukuroshe Ami tregon se e ka një ves. E pyetur nga Fatma dhe Aulona në emisionin “Thumb”, ajo ka treguar një zakon të sajin të cilin familjarët vërtetë që nuk ia duronin. Ami rrëfeu se vesi i saj më i keq është pjesa e tërheqjes së flokëve, një veprim që e bën shpesh pavarësisht se nuk pëlqehet nga njerëzit pranë saj. Vërtetë që nuk e kuptojmë se si mund të vazhdojë të bëjë të tilla veprime të pafalshme…