Moderatori Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska janë në pritje për tu bërë prindër për herë të dytë. Këtë lajm të ëmbël na e ka dhënë Ermali para disa muajsh, mirëpo Ami është treguar gjithmonë e kujdesshme për të mos ekspozuar barkun e saj, por smund të themi të njejtën gjë për Ermalin.
Ai ka postuar në faqen e tij një foto ku shihen të dy burrë e grua, bashkë me këngëtaren Nora Istrefi. Fustani i gjerë e i lehtë me ngjyrat e vjeshtës nuk ia fsheh barkun e rritur që ka filluar t’i japë nur tjetër Amit.