Amarda Toska është një nga moderatoret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar, ashtu sikurse edhe bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi.
Së fundmi, Ami ka bërë një udhëtim në Budapest dhe falë postimeve në instastory të saj vihet re që nuk është vetëm, por shoqërohet nga vogëlushi i saj, Joeli.
Si të gjithë fëmijët e tjerë edhe Joeli ka një ëndërr në sirtar. Ami e ka zbuluar këtë ëndërr dhe nuk ka të bëjë as me televizionin as me botën e biznesit, por është diçka e veçantë.
Moderatorja në llogarinë e saj të Instagramit, ka postuar të birin në kabinën e një avioni, duke zbuluar se dëshira e për të ardhmen e Joelit është që të bëhet pilot.