INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amnistia për pallatet e pahipotekuara në Tiranë, Veliaj: Ja si mund të aplikoni për të përfituar

Amnistia për pallatet e pahipotekuara në Tiranë, Veliaj: Ja si mund të aplikoni për të përfituar

Publikuar më: 16:22 30-10-2016

Banorët që jetojnë në pallate ende të pa hipotekuara të bëjnë kërkese në bashki për të përfituar me pas certifikatën e pronësisë. Kryetari Erion Veliaj ka sqaruar procedurën që duhet të ndjekë çdo qytetar për të marrë hipotekën e shtëpisë. Nga njësia numër 7, ku ndodhej për inaugurimin e bllokut ‘Shefqet Musaraj, Veliaj deklaroi se me planin e ri urbanistik, të gjitha lejet e ndërtimit do kenë si kusht zhvillimin e hapësirës që preket nga punimet. Kryetari i bashkisë së Tiranës theksoi se krahas projekteve madhore në kryeqytet po investohet edhe brenda lagjeve e blloqeve te banimit.

“Të gjitha pallatet e pahipotekuara mund të përfitojnë nga amnistia e Këshillit Bashkiak për t’i hipotekuar ato. Mjafton një kërkesë e banorëve dhe e administratorit të pallatit, që bashkisë të vijë të bëjë vlerësimin, kolaudimin dhe pastaj të japim dokumentacionin që këto shtëpi të hipotekohen. Falë këtij vendimi përfitojnë 30% e mijëra pallateve dhe ndërtesave në Tiranë”, tha Veliaj. Ai theksoi se kjo është një mënyrë sesi këto familje këtë pasuri ta kthejnë në një kolateral me anë të të cilit mund të aksesojnë tregun imobiliar për mirëqenien e familjeve të tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551