INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Administrativja rrëzon PS për zgjedhjet në Dibër

Administrativja rrëzon PS për zgjedhjet në Dibër

Publikuar më: 11:13 09-08-2016

Pas dekretit të Presidentit Bujar Nishani për mbajtjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës PS e ankimoi në Gjykatën Administrative por kjo e fundit nuk i dha të drejtë. Kështu që me rrëzimin e kërkesës, dekreti mbetet në fuqi dhe data e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës është 11 shtatori.

Socialistët pretenduan se Nishani shkeli Kodin Zgjedhor, pasi më parë kreu i shtetit duhet të priste zbardhjen në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Shukri Xhelilin. Kushtetuesja la në fuqi vendimin e Qeverisë që e shkarkoi atë nga detyra menjëherë pas daljes së videoskandalit seksual.  

Ndërsa për Nishanin data e zgjedhjeve ishte e përcaktuar që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0035521984100342