INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amir Rrahmani zyrtarisht largohet për te Kosova. Ja faktorët që ndikuan [FOTO]

Amir Rrahmani zyrtarisht largohet për te Kosova. Ja faktorët që ndikuan [FOTO]

Publikuar më: 17:18 22-08-2016

Eksodi i largimeve të futbollistëve nga Kombëtarja e Shqipërisë për te ajo e Kosovës, po vazhdon dhe largimi i fundit është Amir Rrahmani. Ish-kapiteni i Kombëtares së Shpresave U-21, i cili është aktivizuar disa herë edhe me Kombëtaren A, ka njoftuar për largimin e tij për te Kosova. Qendërmbrojtësi i talentuar, i cili aktualisht po bën paraqitje shumë të mira me ekipin e tij RNK SPLIT në Kroaci, ku është transferuar nga Partizani, i bashkohet futbollistëve të tjerë si Rashica, Meha, Shala dhe Rama. Vendimin për ta lënë Shqipërinë dhe për t’iu bashkuar Kosovës Rrahmani ia ka bërë të ditur edhe presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, përmes një letre të siguruar nga Zëri. Ai shprehet se në këtë zgjedhje kanë ndikuar dy faktor, ai emocional dhe ai sportiv. Rrahmani shprehet se te Kosova ka më shumë hapësirë për t’u aktivizuar, çka është rëndësishme për karrierën e tij. Ai ka falenderuar Dukën dhe stafin e Kombëtares për mundësitë e krijuara.

Mbrojtësi 22 vjeçar, ka postuar gjithashtu një status në profilin e tij zyrtar, duke bërë me dija fansat për largimin e tij, si dhe ka falënderuar stafin e FSHF, trajnerët dhe tifozët.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988