INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amnisti për periudhën e luftës? Cila është marrëveshja finale Kosovë - Serbi

Amnisti për periudhën e luftës? Cila është marrëveshja finale Kosovë - Serbi

Publikuar më: 10:30 06-07-2018
Disa diplomatë ndërkombëtarë janë shokuar kur kanë dëgjuar se pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë edhe një amnisti për periudhën e luftës në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar bisedime me Serbinë, duke negociuar me emër të Kosovës për marrëveshjen finale me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e ftuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, janë diskutuar modalitetet e marrëveshjes finale, por të cilat nuk janë bërë publike. Por në Presidencë, ia kanë konfirmuar disa mediave, se amnistia mund të jetë pjesë e paketës së marrëveshjes. Burime diplomatike kanë thënë për mediat kosovare se një propozim të tillë e kanë dëgjuar nga zyrtarët në Prishtinë, dhe se ekziston një nivel i gatishmërisë në mesin e negociatorëve në Kosovë dhe në Serbi që një gjë e tillë të realizohet. Presidenca ka konfirmuar se mund të ketë amnisti, ndërkohë qeveria dhe partitë në pushtet nuk kanë pranuar të komentojnë, ndërsa opozita është kundër.Një amnisti e tillë mendohet të vlejë për të dyja palët e përfshira në luftën e Kosovës, ndërsa si rezultat i saj do të jetë edhe zhbërja e Gjykatës Speciale.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771