INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amnistia A do të boshatisen burgjet? Ja kategoritë që përfitojnë dhe cilat jo

Amnistia A do të boshatisen burgjet? Ja kategoritë që përfitojnë dhe cilat jo

Publikuar më: 12:40 03-12-2016

Drafti i plotë i Ministrisë së Drejtësisë  parashikon dhjetëra kategori përfituesish.

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dje draftin e saj për amnistinë e këtij viti dhe ja ka kaluar për miratim qeverisë e cila më pas e përcjell në Kuvend.

Risia e kësaj amnistie është se nuk përfitojnë nga kjo amnisti përsëritësit e të njëjtës vepër penale, ata që i janë shmangur drejtësisë, apo të liruarit me kusht. Risi është edhe amnistia për të dënuarit me dëmtime të përhershme fizike apo të diagnostikuar me sëmundje të rënda të pashërueshme.

Drafti i plotë më poshtë jep të detajuar kategorinë e përfituesve dhe  se cilat vepra penale nuk amnistohen në rastin e pushimit të hetimeve për vepra që dënohen deri në dy vjet.

Pushohen ndjekjet penale për çështjet në proçes, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor 2016, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet, përveç veprave:

-          Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik

-           Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

-           Goditjet për shkak të detyrës

-           Kanosja për shkak të detyrës;

-          Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik

-           Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore;

-          Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore

-           Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël dhe i shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar dhe

-          Mbajtja pa të drejtë e uniformës.

Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391