INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amnistia. Të shtunën hapen dyert e burgjeve për 731 të burgosur

Amnistia. Të shtunën hapen dyert e burgjeve për 731 të burgosur

Publikuar më: 15:15 13-01-2017

Nis nesër zbatimi i ligjit të aministisë, përfitojnë në total 731 të burgosur. Zbatimi i amnistisë nis pas miratimit që Parlamenti i bëri dekretit në fund të dhjetorit të vitit 2016. Në amnisti është parashikuar lirimi për të dënuarit e grupeve të margjinalizuara. Nuk janë përfitues të kësaj amnistie zyrtarët publikë nën akuzë, personat që kanë kryer krime seksuale, vepra penale e dhunës në familje, vrasja etj. Sipas ministrit Manjani thelbi i kësaj amnistie është dhënia e një shansi të dytë për të dënuarët. 

Në total përfitojnë 731 të dënuar nga amnistia e Ministrisë së Drejtësisë. Numri më i madh i personave që do të lirohen i përket burgut i Fierit, bëhet fjalë për 150 të dënuar.
Nga burgu i Peqinit do të lirohen 131 persona
Nga burgu i Lezhës do të lirohen 117 të dënuar
Nga burgu i Rrogozhinës do të lirohen 110 të dënuar
Nga burgu “Ali Demi” në Tiranë do të përfitojnë 9 gra të burgosura
Nga burgu 313 në Tiranë do të lirohen 7 të burgosur
Nga burgu 302 do të lirohen 4 të burgosur

Article Logic
Execution time: 0.0039341449737549