INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ana 1 apo djali është arsyeja e largimit nga Përputhen? Arsimi sqaron vendimin e tij!

Ana 1 apo djali është arsyeja e largimit nga Përputhen? Arsimi sqaron vendimin e tij!

Publikuar më: 10:36 25-03-2021

Së fundmi, mediat rozë shkruanin për një lidhje të mundshme mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli. Ky i fundit doli nga programi disa ditë më parë me argumentin se i duhej të shkonte në Zvicër atje ku edhe jetonte për të takuar djalin e tij.

Thashethemet për një lidhje të mundshme i ndezi Ana, e cila e pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia e Veriut, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Pas kësaj deklarate, u përfol se arsyeja e largimit mund të ketë qenë edhe Ana, por Arsimi i sqaroi të gjithë me postimin e fundit.

Ai ka publikuar një foto të djalit dhe vëllezërve të tij, teksa tregon se të dielën ka fluturimin dhe do t’i bashkohet atyre.

“Familja është gjithçka! të dielën kam fluturimin tim dhe shihemi djema Miss U ❤”- ka shkruar ai, duke sqaruar se do ta bëjë vërtetë vizitën tek djali i tij.

 

sdtgdgh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607