Para pak ditësh mediat rozë shkruanin për një lidhje të mundshme mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli. Ky i fundit doli nga programi disa ditë më parë me argumentin se i duhej të shkonte në Zvicër atje ku edhe jetonte për të takuar djalin e tij.
Mirëpo këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.
Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.
“Iconstyle.al” ka siguruar një foto të Anës dhe Arsimit në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.