INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ana e errët e aeroportit “Stamboll”, 200 viktima për ndërtimin e tij…

Ana e errët e aeroportit “Stamboll”, 200 viktima për ndërtimin e tij…

Publikuar më: 12:10 30-10-2018

Këtë të hënë në Stamboll në një ceremoni madhështore u inaugurua aeroporti më i madh në botë .

Aeroporti më i ri do të quhet ‘Stamboll’ dhe përfshin plot 77 milionë metra katrorë.

U desh një vit e gjysmë që aeroporti të ndërtohej. Por përtej shkëlqimit në vetëm pak kohë për ndërtimin e tij kanë humbur jetën 200 punëtorë të paktën kështu raporton media e vetme opozitare në Turqi Cumhuriyet.

Ndërsa ministri i Infrastukturës shprehet se kanë mbetur të vrarë vetëm 27 punëtorë .

Ndërsa në ndërtimin e super projektit kanë marrë pjesë plot 36 mijë punëtorë.

Aeroporti do të pres 90 milionë pasagjerë në vit, por qeveria synon që ky numër në 2023 të arrijë në 150 milionë.

“U drejtohem të gjithë miqve në rajon dhe botë: Ejani së bashku të ndërtojmë një të ardhme në paqe, të sigurt dhe të begattë për të gjithë”, u shpreh Erdoğan gjatë ceremonisë

Në prani të të ftuarve, aeroporti u hap me lutje që u lexuan nga kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Ali Erbaş.

“Stambolli” është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar 6 miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023

Deri në vitin 2025, aeroporti pritet të mundësojë 225 mijë vende të reja pune dhe aty pritet që në ditë të aterojnë dhe ngrihen 2.000 avionë, nga më shumë se 350 destinacione, ndërsa shërbimet e tyre do t’i ofrojnë 250 kompani ajrore.

Article Logic
Execution time: 0.0043070316314697