INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ana e errët e shenjave të horoskopit

Ana e errët e shenjave të horoskopit

Publikuar më: 10:15 06-04-2017

Kur flasim për anën e errët të karakterit, i bëjmë thirrje asaj ane të karakterit antisociale, epshore dhe agresive.

Këtë e zbulojnë mjaft mirë edhe shenjat e horoskopit.

 

Dashi
Dashi priret të kërkojë gjërat në mënyrë impulsive dhe është shenja më këmbëngulëse nga të githa. Nëse ideja nuk është e tyre, atyre nuk u intereson për të, dhe shpesh sjellja e tyre është e papjekur.

Demi
Demi është posesiv, materialist, dhe ndonjëherë mendjemadh. Ata kanë nevojë të mësojnë “rregullin magjik” me forcë. Janë kokëfortë, vetë-tolerues dhe dembelë.

Binjakët
Binjakët kanë disa personalitete të futura në një person. Si një kuti e madhe shorti, kurrë nuk e di se çfarë do marrësh. Ata kanë shumë interesa të shumta dhe priren të konsiderojnë veten si mjeshtri i secilës prej tyre.

Gaforrja
Quhet gaforre për një arsye. Janë me humor shumë të lëvizshëm. Nuk e lënë “zonën e rehatisë” aq lehtë dhe ofendohen shumë shpejt.

Luani
Luani priret të jetë i dashur dhe simpatik, por shumë shpesh ata simpatizojnë dhe dashurojnë veten më së shumti. Ata kërkojnë të jenë qendra e vëmendjes gjatë gjithë kohës. Për Luanin, çdo gjë sillet rreth tyre.

Virgjëresha
Kini kujdes kur rrini me një Virgjëreshë, sepse ata priren të jenë shumë më gjykues se të gjithat shenjat e tjera. Janë perfeksionistë, kështu që edhe një buzëqeshje e shtrembër mund t’i bëjë ata të flasin për ty.

Peshorja
Peshorja është e pavendosur. Ata kalojnë shumë kohë duke përgatitur dhe duke studiuar çdo gjë të vogël. Janë lloji i njerëzve që rrinë në rradhën e supermarketit me dy shishe ketchup-i duke lexuar përbërësit.

Akrepi
Ferri nuk ka aq tërbim si një Akrep nëse përbuzet. Janë shumë pasionantë, por priren të jenë manipulativë dhe të zjarrtë. Për ta, humoret e këqija janë baza.

Shigjetari
Shigjetarët janë të njohur për faktin që janë shumë të hapur, por ndonjëherë kjo mund të jetë pa shije. Mendojnë se i dinë të gjitha.

Bricjapi
Bircjapi është kontrollues. Ata nuk shkojnë me rrjedhjen e lumit. Shpesh përdorin njerëzit për përfitimet personale dhe i adhurojnë thashethemet dhe negativitetin.

Ujori
Ujori mendon se është shumë i logjikshëm dhe i zgjuar, që do të thotë se gjykojnë shumë shpejtë njerëzit. Kalojnë shumë kohë në kokën e tyre dhe mund të duken si të shpërqendruar. Japin këshilla shumë të mira, por gati kurrë nuk e ndjekin atë për vete.

Peshqit
Peshqit nuk kanë drejtim. Njihen si shenja më e vjetër dhe më e e urtë dhe e ditur, por priren të jenë leshko.

Article Logic
Execution time: 0.0037331581115723