INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ana Lika flet gjithmonë troç: Nuk kam të dashur, djemtë nuk më ngacmojnë se kanë ''frikë'' [FOTO]

Ana Lika flet gjithmonë troç: Nuk kam të dashur, djemtë nuk më ngacmojnë se kanë ''frikë'' [FOTO]

Publikuar më: 20:53 26-01-2018

“Jam e dashuruar nuk e mohoj dot, kjo duket në sytë e mi me lente që vezullojnë. Unë nuk thash që jam e lidhur, por nuk është artist. Është një person që unë vërtet e dashuroj shumë e kam patur gjithë jetën në krah, por që nuk është artist”, u shpreh Ana Lika në emisionin “Wake Up” para një javë, por tashmë ka dhënë një deklaratë tjetër.
Kohët e fundit e kemi parë shpesh të ftuar nëpër media dhe dalja e saj e rradhës ishte në programin “Pop Culture” ku Ana foli rreth jetës së saj private ku pranoi se për momentin nuk kishte të dashur.
“Aktualisht jam single, por nëse do kisha të dashur nuk do e kisha problem ta thoja. Ndryshe nga ato vajzat që nuk duan të prononcohet në lidhje me këtë duke ruajtur kështu privatësinë e tyre. Kjo mbase vjen për shkak të frikës apo edhe mentalitetit që ekziston në Shqipëri”.

anais.jpg

Ana gjithashtu deklaroi se fakti që është pa të dashur do të thotë se nuk e ngacmojnë, ndoshta nga fakti se djemtë kanë frikë nga fakti se flet shumë. Nuk ka faj, aq e shkathtë sa është Ana, shumë djem nuk do ndiheshin mirë në krah të saj.  

 

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279