INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ana pranoi se ishte në shtrat me Arjonin dhe se e ka denoncuar, reagon Shqipja, ja ç’ka bërë: Ca flenë bashkë…

Ana pranoi se ishte në shtrat me Arjonin dhe se e ka denoncuar, reagon Shqipja, ja ç’ka bërë: Ca flenë bashkë…

Publikuar më: 18:36 11-12-2020

Ditën e djeshme, puntata e radhës së ‘Përputhen’ ju dedikua pothuajse plotësisht skandalit të fotove të Anës me Arjonin. Ana u përpoq të sqaronte se ky është thjesht një rreng nga ana e Arjonit, sepse ajo, atë natë shkoi pranë tij, pasi ai i kërkoi ndihmë se ishte i sëmurë.

Ndër të tjera, Ana tha me siguri të lartë, se do ta dërgojë Arjonin në gjykatë dhe se e ka denoncuar atë. (SHIKO KETU). 

Mirëpo pas kësaj deklarate të Anës, Shqipja ka reaguar përsëri, duke mos u ndalur me postime kundër ‘Përputhen’ dhe kundër konkurrentëve. Ajo ju drejtua autores së programit duke e pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë do të bënte këtë herë për të mbuluar Anën.

"Rregullat kryesore sapo u thyen në sy të të gjithë budallenjve. Ca kërcejnë bashkë, pa harruar më skandalozen ca flenë bashkë, por flenë si shokë asgjë më shumë...kushdo nga ju do ta linte të dashurën dhe gruan të flejë me një shok, s'ka problem. Rrofshin rregullat kryesore. Dhe Po jam Pro femrave të vërteta", shkruan Shqipja në positmin e saj në Instastory.

 

 SHQIPE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879