Ana është rikthyer sërish në "Përputhen" këtë të martë. Konkurrentja braktisi emisionin të premten pasi pa takimin e Fatjonit me Melisën. Ana kërkoi të lexonte disa shënime ku do t'i jepte përgjigje të gjitha pyetjeve të Fatjonit, por kur nuk mjaftoi koha televizive, ajo u çua nga karrigia, qëlloi me shuplakë Fatjonin dhe u largua.
Ndërkohë ajo tashmë është rikthyer duke u futur papritur në mes të emisionit.
"Kujtuat se do shpëtonit kaq lehtë nga unë?", tha Ana. Ajo sqaroi se e braktisi emisionin jo për Fatjonin, por e kishte inatin me produksionin që nuk i dha kohë të lexonte shënimet.
Fatjoni i tha Anës t'i kërkojë të falur për shuplakën, por ajo nuk pranoi e madje tha se nuk ishte ngopur. Kështu Fajtoni shkoi tek Ana dhe i tha ta qëllojë sërish dhe ajo nuk ngurroi t'i jepte një shuplakë të dytë.
Mirëpo, një e papritur i ka ndodhur Instagramit të Anës. Të nxitur nga kurioziteti, shumë persona kanë filluar ta ndjekin në këtë rrjet social pas largimit nga emisioni, duke e bërë konkurrenten më të ndjekur të “Për’puthen”.
Ajo tashmë numëron 310 mijë ndjekës, duke lënë pas edhe Shqipe Hysenajn, e cila bëri bujë pas përjashtimit të saj nga emisioni dhe numëron 263 mijë ndjekës.