Fotot që Arjon Luli, një nga djemtë e “Përputhen”, shpërndau në instagramin e tij kur shfaqej pranë Anës që po flinte gjumë shkaktuan një rrëmujë të vërtetë në rrjetet sociale. Dy ditë pas ngjarjes erdhi reagimi i Anës me një lidhje Skype në emision ku sqaronte se mes saj dhe Arjonit nuk kishte ndodhur asnjë gjë.(SHIKO KETU)
Pas reagimit të Anës, Arioni rrëfen se në fakt ishte i dashuruar me Anën dhe pretendon se ishin të lidhur, ndërsa ai i kishte propozuar të linin emisionin dhe të jetonin bashkë.
Ana ka dalë sërish në një tjetër reagim me një lidhje skype dhe ndër të tjera ka patur edhe një debat të ashpër me Arianin i cili e ka quajtur të pacipë.
Lidhur me këtë deklaratë tjetër të Anës ka reaguar edhe Shqipja e cila ka postuar një pjesë të vjetër të emisionit ku ato të dyja ishin duke debatuar dhe ku Ana Shqipen të pacipë.
Krahas kësaj videoje Shqipja shkruan: “Fole ti për e pacipë, ti që ja please cipën vetes se Arjoni doli i nderuar që nuk kthehet më, por ti që ngele në skype dhe lutesh për atë karrige moj e pacipë”