INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ana tha ''dua të jem pastruese të futem në dhomat e çunave'', Olti Curri bën reagimin EPIK: Duhet të ishte…

Ana tha ''dua të jem pastruese të futem në dhomat e çunave'', Olti Curri bën reagimin EPIK: Duhet të ishte…

Publikuar më: 09:37 18-06-2021

Ana Lleshi është një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen” më të komentuara në publik, edhe pas daljes nga emisioni. Përveç karakterit të fortë, ajo është gjithmonë komentuar edhe për deklaratat e saj të bujshme dhe aludimet për ndonjë lidhje të mundshme me ish-konkurrentë të emisionit në të cilin mori pjesë.

Mirëpo edhe pas përfundimit të Përputhen, Ana vazhdon të jetë pjesë e televizionit duke u ftuar në emisione të ndryshme.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Top Arena” ku në kuadër të shakasë bëri një deklaratë interesante.

Gjatë një diskutimi, Ana u shpreh:

“Dua të jem pastruese që të futem në dhomat e zhveshjes e shoh djemtë. Se unë mund të futem lehtë. Bëj sikur po pastroj dhe shoh ndonjë gjë aty që duhet parë”.

Kjo deklaratë u pasqyrua në disa media, por një reagim epik e ka bërë dhe Olti Curri.

Ai ka shpërndarë një lajm në lidhje me këtë deklaratë dhe në instastory shkroi: “Në fakt duhet të ishte masazhatore”.

3dd2a986-cb1c-4ed5-992a-e07f7e2b7dc4.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895