Jemi mësuar ta shohim gjithnjë nën kostumin politik, por Klajda Gjosha ka zgjedhur të rrefehet për jetën e saj familjare, në emisionin “Tek Unë” nga Arjola Shehu në In Tv.
Në një rrëfim emocional, Klajda flet për bashkëshortin, i cili sipas saj ka qënë suporti më i madh në jetë, për cdo hap që ka hedhur qoftë në familje e po ashtu dhe në karrierë.
Lidhja e tyre e dashurisë ka lindur që në adoleshencë, e një dashuri kaq e madhe pavarësisht vështirësive që kanë kaluar në jetë, ia doli të triumfiojë në martesë të lumtur rreth tre vite më parë.
Fryt I martesës së Klajda Gjoshas është dhe i vogli Luis, I cili erdhi në jetë kur Gjosha ishte në krye të Minsitrisë së Integrimit. E në fakt detyrën nuk e la për asnjë moment, duke e marrë djalin në zyrë apo dhe në udhëtime jashtë vendit, aty ku e thërriste detyra.
Miqtë e saj e njohin si një njeri jo te dhene pas karrieres, ndaj janë surprizuar jo pak me angazhimin e saj politik.
Por sigurisht Klajda ka prekur edhe pjesen politike duke folur për angazhimin e saj me LSI-në, forcë politike e cila I dha shtysën e duhur për të qënë një nga politikanet femra më të dashura për publikun.