INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Analistët: Destabilitet? Qeveri teknike? Apo arritje? [VIDEO]

Publikuar më: 13:15 26-04-2017

Pritshmëritë për zgjidhej të krizës u shtuan me mbërritjen e pajtimtarëve ndërkombëtarë por duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Analistët parashikojnë skenare nga largimi i Ramës, në zgjedhje pa opozitën por edhe destabilitet të vendit.

Ja çfarë shkruajnë analistët më në zë në vend.
Andi BUSHATI
Lulzim Basha ka vendosur t’i thotë të gjithëve “JO”.Basha ka arritur aq shumë gjëra sa asnjë demokrat do t’i kishte imagjinuar përpara ngritjes së çadrës në 18 shkurt. Ndoshta Basha po kërkon shumë më tepër se kaq.Ai po synon t'a tërheqë zvarrë Edi Ramën.
Mero baze
Bisedimet mes dy palëve duket se janë bërë pa kuptim, dhe do të shkohet drejt zgjedhjeve pa Partinë Demokratike. E vetmja enigmë që ngelet pas kësaj, është nëse kjo që po ndodh me Partinë Demokratike është një betejë e Lulzim Bashës për t’i shpëtuar ballafaqimit zgjedhor, apo një imponim ndaj tij prej Sali Berishës për t’i shpëtuar reformës në drejtësi.
Sami NEZA
Rama duhet ta konsiderojë fort çështjen e largimit të tij nga kreu i qeverisë. Edhe pse nuk është zgjedhje e mesme, nuk është dramatike. Nëse qeveria bën zgjedhje më 18 qershor, opozita nuk do të marrë pjesë dhe ndërkohë alibitë e Ramës se opozita do të shkatërrohet janë budallallëqe
Qamil Xhani
Zhvillimet politike kanë marrë drejtimin më të gabuar të mundshëm. Fundi i negociatave i hap rrugë një skenari të errët, me zgjedhje pa PD dhe me destabilitet të gjithë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0038161277770996