INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Analisti Afrim Krasniqi tek 3JAT, sqaron mundësitë e refrendumit kundër plehërave [VIDEO]

Publikuar më: 09:59 28-09-2016

Debati për Ligjin e Importit të Mbetjeve ka përfshirë dhe analistët. Për emision 3JAT në IN TV, analisti Afrim Krasniqi ka dhënë opinionin e tij. Sipas tij politikisht Shqipëria ka nevojë të ketë një referendum dhe kjo mund të realizohet, pasi qytetarët i kanë mbledhur firmat njëherë 3 vjet më parë për të njëjtin ligj, madje dhe pala politike që u investua atë kohë për mbledhjen e firmave sot është në pushtet.

“Ndaj ata që janë sot në pushtet duhet të kërkojnë të paktën falje qytetarëve!” – tha Krasniqi
Po teknikisht, shton analisti, legjislacioni shqiptar i ka të qarta etapat që ndiqen për referendum dhe kushtet që jemi është pak e vështirë që pak njerëz për tre muaj të mund të mbledhin mbi 50 mijë firma, ndaj me shumë të ngjarë referendumi mund të mbahet vetëm në muajin dhjetor të vitit të ardhshëm. Po gjithësesi Krasniqi dhe për vitin tjetër thekson se ka një rrezik, meqë është vit zgjedhor i dyfishtë, pasi janë edhe zgjedhjet parlamentare dhe ato për President.

Ai për këtë fakt jep dhe argumentat: “Nëse njëri nga aktorët ndryshon pas zgjedhjeve gjithçka bëhet e pavlefshme, pra nuk ka shumë siguri as për mbajtjen e referendumit vitin tjetër.”
Analisti shpreh kritika dhe në lidhje me ndryshimet e qëndrimeve ndër vite të Edi Ramës dhe bën e një analizë në lidhje me ligje të ngjashme që aplikohen në vendet e BE, po Shqipëria thotë ai nuk afrohet për disa arsye.

Për më tepër ndiqni videon:

Article Logic
Execution time: 0.0022470951080322