INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analisti Ariel Cohen: Shqipëria ka nevojë për SHBA!

Analisti Ariel Cohen: Shqipëria ka nevojë për SHBA!

Publikuar më: 14:18 04-04-2016

Analisti i Këshillit Amerikan të Atlantikut, Ariel Cohen, ka botura një shkrim për Shqipërinë në revistën amerikane, National Interest, me titull “Ky aleat kyç në Ballkan ka nevojë për ndihmën e Amerikës”.
Cohen sqaron se është e kuptueshme, që Presidenti i SHBA-së të shpenzojë pjesën më të madhe të kohës me shqetësimet, që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Azia Lindore.  Po analisti këshillon se nëse Obama dhe këshilltarët e tij për mbrojtjen synojnë të angazhohen në një strategji afatgjate për pa randalimin e konflikteve në politiken e jashtme, duhet të shohin më shumë Ballkanin, sepse rajoni përbëhet nga vende të vogla me potencial të madh pozitiv, por edhe destabilizues si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia.
Analisti amerikan i thotë troç, Presidentit Obama: Është koha për t’i kushtuar më shumë vëmendje Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti.

Pjesë nga shkrimi:

Vitin e shkuar mbi një milion refugjatë nga Siria, Iraku dhe vende më të largëta si Afganistani, Bangladeshi, Eritrea, Libia, Sudani i Jugut dhe Jemeni mbërritën në Evropë përmes Ballkanit. Një migracion i përmasave të tilla ka potencial destablizues për vendet e vogla, veçanërisht ato që nuk janë ende anëtare të BE-se. Burimet dhe kapacitetet e tyre institucionale janë të limituara dhe një krizë e tillë vendos në provë të gjithë kompozicionin shoqëror të këtyre vendeve.
Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë e njeh shumë mirë këtë situatë. Në një interviste ekskluzive për National Interest ai tha: Kufijtë natyrorë, malorë ende parandalojnë refugjatët të shohin Shqipërinë si një vend tranziti, por nëse situata nuk trajtohet me vëmendjen e duhur rrezikon të jetë vetëm një çështje kohe përpara se organizatat kriminale të trafikantëve të vendosin lidhjet mes tyre për të shfrytëzuar këtë situatë. Kjo do të kishte efekte të mëdha destabilizuese për rajonin e Ballkanit, perspektivën e tij integruese dhe do të përfaqësonte një shqetësim të mëtejshëm për Evropën.
Refugjatët dhe terroristët janë dy çështje, që shpesh përzihen me njëra-tjetrën në Ballkan. Terroristët islamik janë të vendosur të infiltrojnë në Evropë përmes flukseve të refugjatëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme përmes Ballkanit. Ekstremistët janë të vendosur dhe organizuar për t’i kaluar kufijtë më shpejt sesa informacioni i nevojshëm për t’i parandaluar ata. Vende të veçanta të Ballkanit ballafaqohen me barriera ligjore dhe burokratike në çështjet e shkëmbimit të informacionit të inteligjencës.
Valë masive dhe të padëshiruara refugjatësh rrezikojnë të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit.
Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm moderues në përfundim të luftërave në Ballkan, duke vizituar Serbinë dhe vendosur urat e komunikimit, thekson nevojën për më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, për të kontrolluar flukset e refugjatëve. Ai bën thirrje për një bashkëpunim më të madh dhe efektiv në fushën e agjencive ligjzbatuese dhe inteligjencës, për të kontrolluar flukset migratore dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës anti-terrorizëm, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA.
Qartësisht, pavarësisht përmasës së vogël të vendit dhe vendndodhjes së tij strategjike, angazhimi i SHBA-ve në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri duhet të mbetet i qëndrueshëm, afatgjatë dhe sistematik në promovimin e paqes, sundimit të ligjit, kontrollit të kufijve dhe zhvillimit ekonomik. Ndërsa mbetet e fokusuar tek lojtarët kryesorë rajonalë dhe globalë, SHBA nuk duhet të harrojë miqtë e saj. Edhe nëse të vegjël në përmasë, vendndodhja dhe roli i tyre në parandalimin dhe kontrollin e valës së paprecedentë të migracionit që kërcënon Evropën, veçanërisht në një rajon të rëndësishëm dhe me histori të trazuar si Ballkani, është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet neglizhuar.
Shqipëria e ka provuar miqësinë e saj ndaj SHBA-së. Tashmë është koha që SHBA të qëndrojë pranë miqve të saj të vegjël në momente të vështira.

Article Logic
Execution time: 0.0065891742706299