INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analiza e FMN-së, ulja e pragut të TVSH-së ka ndikuar negativisht në buxhet

Analiza e FMN-së, ulja e pragut të TVSH-së ka ndikuar negativisht në buxhet

Publikuar më: 10:02 03-04-2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar shfaqet kritik për efektin që ka sjellë në buxhet ulja e pragut të TVSH-së, për rikthimin e vonesave në rimbursimin e TVSH-së si dhe ka dhënë rekomandime për mbledhjen e detyrimeve të papaguara të bizneseve. Kujtojmë këtu që pragu i TVSH-së për biznesin e vogël me fitim nga 5 në 2 milionë lekë filloi të zbatohet nga 1 prilli i vitit të shkuar. Në raport thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u përball me një sfidë të madhe në 2018 në menaxhimin e zgjerimit të madh të regjistrit të TVSH-së, pas reduktimit të pragut të regjistrimit. Ky reduktim futi rreth 13.000 biznese të vogla në sistemin e TVSH-së për herë të parë në prill 2018.
Kjo problematikë ka dalë nga raporti i asistencës teknike për administrimin e të ardhurave. Në këtë situatë FMN rekomandon se duhet të ruhet ritmi i ndryshimit në mënyrë që të arrihen objektivat e reformave.
Megjithatë, FMN thekson se ky zgjerim i regjistrit të TVSH-së do të ketë një ndikim të vazhdueshëm negativ në ngarkesën e punës të drejtorive të tatimeve dhe në kostot e përmbushjes së deklarimeve për bizneset e vogla pa sjellë rritje të konsiderueshme të të ardhurave. FMN, ishte që në fillim kundër uljes së pragut të TVSH-së, pasi parashikoi se ai do të rriste ngarkesën për tatimorët pa sjellë rritje të ardhurash.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543