INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analiza e situatës nga përmbytjet, Rama flet edhe për kompensimet

Analiza e situatës nga përmbytjet, Rama flet edhe për kompensimet

Publikuar më: 18:33 02-12-2017

‘Rreth 1594 persona janë evakuar në të gjithë vendin. Në shumë zona ka prezencë të ujit, por nuk janë të përmbytura.49 shkolla të dëmtuara në të gjithë vendin ku të hënën nuk do të nis mësimi. Ndërsa në Vlore janë përmbytyr 3900 banesa.

Në Shijak dhe Sukth ka patur përmbytje problematike’ ishte kjo analiza e përmbledhur gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile për situatën në 24 orët e fundit dhe në vijim.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se sipas parashikimeve në verilindje do të ketë reshje bore.

Sa i përket kompensimeve Rama shtoi se kompensimet për personat e prekur nga përmbytjet do të bëhet në transparencë të plotë dhe me seriozitet të plotë në mënyrë që të gjitha familjet të sigurohen.

'Fokusi duhet të jetë tek sigurimi i jetes së njerëzve.Dhe krijimi i mundësive maksimale për të krijuar një kënd për ato hapsira rurale ku ka bagëti' u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë falenderoi edhe Kosovën për ndihmën e ofruar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031561851501465