INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analiza e “The New Jork Times”: Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të kaluar grupin [FOTO]

Analiza e “The New Jork Times”: Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të kaluar grupin [FOTO]

Publikuar më: 09:45 17-06-2016

Presitigjozia “The New Jork Times”, në një analizë të detajuar për të gjitha skuadrat pjesmarrëse në “Euro 2016” bën një analizë të detajuar se si skuadrat mund të kualifikohen në fazën eliminatore. Në shkrimin me titull “Euro 2016 : Si Ekipet mund të përparojnë në raundin tjetër”, prestigjozia “The New Jork Times”, analizon të gjitha skuadrat pjesmarrëse, dhe rezultati që do ti çonte në 24 skuadrat më të mira në Europë.
Edhe kombëtarja shqiptare është në një moment delikat për kalimin në fazën eliminatore, pasi ka vetëm një rrugë për kapërcimin e grupit, atë të fitores përballë Polonisë.

 


Në tabelën e “The New Jork Times shihet qartë, se kur ka mbetur dhe një ndeshje nga faza e grupeve, Shqipëria është e fundit në rënditje, në grupin A.
Vendi organizator arriti të marrë dy fitore në ndeshjet e para, pra 6 pikë përballë Polonisë dhe Shqipërisë, duke siguruar kualifikimin, pavarësisht rezultatit që do të ketë në ndeshjen e fundit përballë Zvicrës. “The New Jork Times” thotë se një fitore ose barazim garanton vendin e parë për  francezët, ndërsa një humbje e lë ata në vend të dytë .
Ndërsa Zvicra mundi Shqipërinë dhe barazoi me Rumaninë, duke siguruar kështu me dy ndeshje 4 pikë. Zvicra është në thelb e sigurt për tu bërë pjesë në fazën eliminatore, ndërsa çështja e vetme është se ku do të përfundojë në grupin A. Nëse Zvicra rreh Francën, ajo do të jetë në krye të  grupit, në qoftë se ajo barazon, do të përfundojë në vendin e dytë, dhe nëse ajo humbet, ajo do të përfundojë dytë apo të tretë , në varësi të rezultatin Rumani -Shqipëri. Edhe në këtë skenar një e fund në vendin e tretë, me 4 pikë është i mjaftueshme për të përparuar në fazën eliminatre thotë “The New Jork Times”.
Në analizën e detajuar të  “The New Jork Times”, thuhet se ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë do të jetë vendimtare për këto dy skuadra për të siguruar vendin e tretë në rënditje, e një shans i madh për tu rënditur në 24 skuadrat më të mira në këtë europian. Një fitore do ti japë rumunëve katër pikë, të mjaftueshme për vendin e dytë apo të tretë, në varësi të rezultatit Zvicër –Francë. Nëse ata barazojnë me Shqipërinë, Rumunët do të përfundojnë fazën e grupeve në vendin e tretë, por nëse barazojnë ata shkojnë me dy pikë në fazën eliminatore.
Pavarësisht përpjekjeve të guximshme kundër Francës të mërkurën, Shqipëria ka humbur dy ndeshjet e saj dhe ka shanse të pakta për të avancuar. Por ajo ende ka një shans për të lëvizur drejt fazës eliminatore, si një ekip tretë vend, thotë në analizën e  saj “The New Jork Times”. Shpresa e vetme për shqipërinë është të mposhtë Rumaninë, të dielën në Lyon .
Shqipërisë, thotë “The New Jork Times”, i duhet patjetër një fitore përballë polakëve për të marrë vendin e tretë, ndërsa një barazim do ta çonte automatikisht në vendin e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592