INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analiza/ Si e ndryshoi AKEP-in Ilir Zela

Analiza/ Si e ndryshoi AKEP-in Ilir Zela

Publikuar më: 21:20 15-02-2018

Projektvendimi i AKEP-it për tarifat e kompanive celulare është shtyrë për t’u diskutuar javën e ardhshme. Sipas AKEP janë kryer konsultime publike dhe se sot këshilli drejtues ka diskutuar në lidhje me Analizën e Tregjeve celulare dhe masat rregullatore përkatëse. Mbledhja e këshillit drejtues, sipas njoftimit të AKEP-i do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme.


Çështja e konsultimeve publike të përmendura në njoftim është një mashtrim i AKEP, pasi konsultimet publike u bënë mbi një dokument tjetër. Mungesa e konsultimeve publike është një shkelje tepër e rëndë, nga projekt vendimi i bërë publik AKEP-i favorizon kompaninë telefonike Albtelecom.

Dokumenti i konsultimit gjendet lehtësisht në faqen e ëeb-it të AKEP, sipas deklaratës të këtij institucioni theksohet se “përkundër pretendimeve AKEP ka kryer procedurën e konsultimit publik si dhe ka administruar komentet e palëve të interesit. Që prej publikimit të dokumentit të konsultimit në mënyrë të vazhdueshme AKEP ka analizuar tregun, ka përditësuar të dhënat dhe ka treguar vëmendje për mendimet e palëve të interesuara.”

Realiteti i asaj se cfarë thuhet në këtë dokument duket se ështe tërësisht ndryshe. Në 16 shkurt të 2017-ës, AKEP-i hapi një konsultim publik dymujor mbi tarifat e telefonisë celulare, por në atë dokument nuk ishte e mundur të ndryshoheshin tarfiat. Në dokument pohohej që tarifat e terminimit në fuqi do të ishin të njëjta për të gjithë operatorët dhe në përputhje me ato që aplikohen në vendet e Bashkimit Europian.

Drejtori i ri i AKEP, Ilir Zela (ish drejtor i Albtelecom) siç ndryshoi edhe politikat e Autoritetit, duke mohuar dokumentin e vitit 2017 dhe duke shkelur edhe një vendim të mëparshëm të AKEP-it( vendimi nr.2676, datë 14.04.2016, i cili caktonte tarifa të njëjta terminimi për të gjithë operatorët). Tarifat e terminimit u vendosën të ndryshohen duke rifutur diskriminimin (asimetria e tarifave).

Në dokumentin e ri shkruhet “''Në ndryshim nga analiza në vitin 2014, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe ndryshimeve të ndodhura në treg gjatë kësaj periudhe (2014-2017), AKEP gjykon që të diferencojë zbatimin e mases rregulluese të mos-diskriminimit (simetri - nda) ne tarifat me pakice te thirrjeve on-net/off-net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë, duke e hequr këtë detyrim për Albtelecom duke filluar nga data 1.04.2018''.


Pyetja 8 e konsultimit publik ''A jeni dakort me propozimin e AKEP se masa rregulluese e mos-diskriminimit në tarifat on-net/off-net e vendosur ne analizen e tregut 2014 duhet te vijoje te aplikohet?'' ka të bëjë pikërisht me kete ceshtje, por tani që vendimi i AKEP ka ndryshyuar në mënyre thelbësore nuk i është nënshtruar një konsultimi të ri publik, sikurse e kërkon procedura.

Article Logic
Execution time: 0.0018658638000488