INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analiza vjetore e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Veliaj: I kthyem hapësirat e zëna publikut

Analiza vjetore e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, Veliaj: I kthyem hapësirat e zëna publikut

Publikuar më: 14:26 28-01-2017

Operatorët e transportit publik në Tiranë do t’i nënshtrohen sistemit të pikëzimit si mënyrë kontrolli për respektimin orareve dhe plotësimin e kushteve për udhëtim normal të qytetarëve.

Pasditen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në analizën vjetore të punës së Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ku ndër të tjera tha se nuk do të tolerohet moszbatimi i kontratës nga ana e operatorëve. so[as newsbomb, ai u shpreh se për çdo shkelje të vërejtur do të vendosen gjoba, të cilat përveç vlerës financiare, do të ulin kuotën e pikëve në sistemin e pikëzimit për operatorët.

“Falë gjobave të AMK-së kemi transformuar mënyrën e bërjes së politikave të transportit në Tiranë. Kompanitë që kanë nisur të operojnë nga fillimi i këtij viti, vlerësohen në bazë të një sistemi pikësh. Gjoba ndikon në sistemin e pikëve, të cilat reduktohen deri në humbjen e licencës për një operator i cili nuk performon, për të cilin ka ankesa, që nuk jep biletën, që nuk ndalon në stacion, që ecën ngadalë apo kur nuk i punon kondicioneri, kur faturino pi cigare apo kur shoferi flet në telefon”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Duke vlerësuar punën e AMK-së për disiplinimin e transportit publik, Veliaj theksoi se falë sistemit të ri të pikëzimit, kur dikush futet në ‘listën e zezë’ të kompanive që nuk respektojnë rregullat për një transport publik të shpejtë dhe cilësor, nuk do ketë më kurrë akses për të shërbyer në Tiranë. “E vetmja mënyrë se si mund ta përmirësojmë shërbimin është falë pikëzimit; sot kemi vendosur një sistem transparent se si do të verifikojmë shërbimin që ofrohet nga të gjithë operatorët tanë të transportit publik”, shtoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666