INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analizë: GANG GANG – Fero. Bëhuni pjesë e Gang-it

Analizë: GANG GANG – Fero. Bëhuni pjesë e Gang-it

Publikuar më: 16:55 04-04-2018

Nga Dafne Bajraktari

Nëse ka një gjë të cilës nuk i shpëtojmë dot, është muzika shqiptare. Është e paevitueshme !!

Hap televizorin; O PASHA JETËN !

Del në rrugë; PRONTO PRONTO PRONTO

Shkon në lokal; DRIDHE DRIDHE DRIDHE DRIDHE DRIDHE, EJJJ

Për mua, personalisht, akoma më shumë, sepse kam një vëlla 16 vjeçar i cili më mban në korrent të çdo prurjeje të re në treg. Gjëja që më ngel gjithmonë në mendje ama, është teksti i këngëve. Prandaj të paktën një herë në javë, kohën time do ja dedikoj zhbirilimit të tyre. Le të fillojmë me Feron - Gang Gang.

Feromeni ynë 19 vjeçar, është i vështirë për t'u deshifruar, por do te bëj të pamundurën. E ndiej si detyrim moral të përpiqem t’a shpjegoj këtë këngë të ndjerë me tematikë kaq sociale, duke qenë se plot 10 milionë veta e kanë dëgjuar.

Le të fillojmë;

Un jom i flliqt un jom i prisht

E Shes ni bitch boj biznes

E shes 5000 e ja jap 1000

Se la keq mu ni mun me ngre 1 vi

E kur du mi ii edhe nborxh e shti

Ja marr ni zinxhir tani shkoj me shit

Çfarë na lë Fero të kuptojmë deri në këtë pikë; është një tutor tepër misogjinist, por në të njejtën kohë di t’a menaxhojë biznesin mirë, di t’i bëjë pazaret. Por të paktën e nis duke thënë që është i flliqt edhe i prisht, që domethënë është i vetdijshëm.

Jom kon moti gang shum moti kohe

Ti shum lehte po fol po shum zor me bo ouu

Na jena squad rob me droga nonstop

Ekipa trrak tok bitch fol per mu mos fol

Kta pom shohin ka bin amo nrrug nuk pi shoh

Kta shum mir e din alles baba osht hustla

I do it for my team and all my bros dats locked up

Kta shum jon ka pijn krejt ekipa feeling rusta

Tani, Fero na tregon që personi të cilit po i referohet (“hejterat” sigurisht), u merrka me llafe po vepra nuk paska hiç. Bën si i fortë ama Feros përpara nuk i del. Ndërkohë squadi (banda/grupi/naçut) i Feros ka drogë non-stop. Gjë që mesa duket i bën të jenë GANG (???). Dhe të qenurit GANG, Fero e bën për vëllezërit e tij që janë locked up. Shqip; në burg. Pra, drogohemi në nder të shokëvë që kemi në burg. Vazhdojmë të jemi të vetdijshëm.

Dozerin MD tu kesh pi lezeti ha ha

Qato si kom pas nese mvet t thom nashta

Skom konkurenc b**ch kshtu qe futja rrasja

move-i shit-i se shooteri lujti like Rra Rra

Mo nuk veshi Guçi se e bonen shum bajat kta

Fero nuk ka konkurrencë, BITCHES. E vetmja konkurrencë që ka është Fero vs Fero (citat ky). Gjithashtu, ja kemi pirë lëngun Guçit, e veshin të gjithë është bërë bajat. Do të donim të dinim markën e re që ky djalë përdor por misteri është një tjetër veti që e karakterizon.

Gang gang gang gang gang gang gang

edhe n'Hollywood me shku bi**h kom me bertit gang like

Gang shit Squad shit

Pyetje për Feron; Ka ndonjë ligj/rregull që të ndalon të bërtasësh GANG në Hollywood? S’është e hijshme të bërtasësh në çfarëdolloj vendi domethënë por çfarë ka kaq problematike fjala GANG? Gjithashtu, seriozisht? Do ikje deri në Hollywood, dhe britma jote e zgjedhjes do ishte fjala GANG??? OK…

Un e thirra veq mem knaq qashtu du mu disponu

E ja nisi mem lipi mshtini t kqijat mi harru

Sot jom tu e bo qata qe prom e kom endrru

Krejt fjalt e mia jon bo trend kush ju ka msu

Vazhdojmë pak me misogjininë. Pjesa më e bukur e këtyre vargjeve është që fjalët e tij janë bërë trend. Po si të mos bëhen kur fjalori jot përbëhet nga plotë pesë fjalë që përsëriten me stoicizmin më të madh në çdo intervistë apo këngë tënden: gang, a pe din qysh, rra rra (nuk është se rra është fjalë por po bëjmë një përjashtim të vogël, e quajmë neologji).

Kush ka*i ju ka msu mu kon gang

Moti koh i kom shiju drogat qe sot jon bo trend

N klas t 6 kom pas heker e ti hala je ajrokrem

Ku ka*i jom tu rrejt n mahall tone tu bertit gang gang

Këtu pra të dashur miq vëmë re një agravim të situatës, si në fjalor edhe në përmbajtje. Mësojmë se GANG qenka në fakt një mënyrë të qenuri (rifreskim fjalorit shqip-shqip urgjent). Çfarë kuptojmë tjetër është se Fero paska një kohë të gjatë në një marrëdhënie të komplikuar me drogërat. 19 vjeç + shumë kohë me drogën = A i di familja jote këto gjëra djalë?

Në klasë të gjashtë ka patur hekur ndërkohë që “hejteri” kishte ajkokrem (në mendjen time ajkokremi është çokokrem. Nëse qëndron për diçka tjetër, nuk dua ta di më lejoni të mendoj për Nutellën). Pra kur ne hanim bukë me çokokrem dhe i vetmi shqetësim ishte të kapnim ato filmat e animuar të mbasdites, Fero merrej me hekura. Skrap ndoshta? Nuk do ta dimë kurrë…

Mendoj ta lë me kaq sepse më është dashur ta dëgjoj disa herë këtë këngë dhe kam nevojë t’i kërkoj ndjesë veshëve të mi tashmë të gjakosur me pak muzikë të hajrit.

Si konkluzion, mund të themi që Fero është djalë me vizion. Neologjizmat e tij do të mbahen mend gjatë, kush është Kadareja për sa kohë je GANG fundja?

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598