INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Analizë: Kush është Noizy në të vërtetë?

Analizë: Kush është Noizy në të vërtetë?

Publikuar më: 17:42 13-04-2018

Nga Dafne Bajraktari

E dini se çfarë është në të vërtetë një mission i pamundur? Të gjesh një shqiptar që nuk njeh Noizyn.

E trishtë, por e vërtetë.

Imazhi i tij prej boss-i droge është rrënjosur thellë në subkoshiencat tona. Por sa përputhet ky imazh me realitetin? A është Noizy në të vërtetë ky gangsterri që do e bënte Pablo Escobarin të dilte në pension apo është një arush dudush që ka nevojë për përkëdhelje dhe dashuri por s’do të prishi imazhin? Të gjithë duan të jenë Noizy, por a do Noizy të jetë Noizy? E ka pyetur ndonjëherë njeri: Si ndihesh more djalë? A je mirë?

Prandaj sot, do t’a analizojmë nëpërmjet mesazheve subliminale që ai jep në këngët e tij.

Si fillim, duhet të kuptoni që unë që i bëj këto analiza, jam totalisht jashtë kësaj bote. Dëgjoj rock, alternative, jazz, etj. dhe kur mi kap veshi këto këngë, kaloj nëpër kriza ekzistencialiste dhe përpiqem t’i jap kuptim dhe ngjyra.

Le të vazhdojmë me vazhdimin dhe të njohim pak më shumë Noizyn.

Noizy paska një këngë me emrin “Bora”.

2 pi*a n'dhom, gjendja ron,

2 Shoqe t'gushta t'pim tap tu honger n'dhom,

I'm kinda wavey, they call me baby,

Sa bukur duken atje posht kur buzet bashk i prekin,

Si fillim, vërejmë që Noizy paska shkrimtar të preferuar James Joyce sepse ka vendosur të ndjeki stilin e përroit të ndërgjegjies dhe ta leje sensin e fjalive në shtëpi. Shembull konkret: 2 Shoqe t'gushta t'pim tap tu honger n'dhom.

Përveçse është “zhurmaxhi”, qenka dhe wavey (që shkruhet wavy njëherë po s’ka gjë) “i valëzuar”. Jam shumë e sigurtë që me “i valëzuar” i referohet shpirtit të tij artistik i cili shtypet çdo ditë e më shumë nga ferri i kapitalizmit dhe është bërë tepër i ndjeshëm. Më pëlqen ky epitet.

 

I mora prej koncertit

do shkojm nga deti,

Lazarat ke xhepi m'tha

Kom shoqen thash merre me veti,

Zemrat e veshme me t'ngushta,

Bythet e cume dhe t'mushta,

Gjoksin e bom po t'bukra,

Nuk folin dhe duken si t'urta,

Edhe ne mendonim që ky djalë s’është romantik; ai i çon vajzat buzë detit !! Për të bërë sa më shumë biseda konstruktive deri sa të lindi dielli, më siguri.

Dhe jo vetëm njërën, po i merr edhe shoqen që ajo mos të ndihet vetëm apo në siklet, se qenkan vajza të urta. Noizy nuk i paragjykon për pamjen e jashtme tepër ekstravagante, ai do të shohi përtej saj. Ndoshta thellë thellë ka dashur gjithmonë të shkruajë në bio-n e instagramit “Sapiosexual”, por s’ka dashur të prishi imazhin prej të forti.

Permas mrapa ke benzi, Ulem ke mesi,

Pamja Panorama Syt fik dhe Yjet i ndezim,

Jeten e kam pa rregulla

jetoj sikur s'vjen mo e nesermja,

I Hedhi syt nga dritarja

Prap siper reve ahhh,

Se di pse duke lexuar këtë strofë e vetmja gjë që më vjen në mendje është Jack-u te Titanic. Mendojeni pak Noizyn te ai cepi i anijes duke hapur krahët, duke fikur sytë dhe duke ndezur yjet.

Tani kjo këngë nxjerr goxha në pah edhe arrogancën e Noizyt, por është thjeshtë një farsë. Duhet të lexoni përtej asaj që ai shkruan që të kuptoni unin e tij të vërtetë. Duhet tw fokusoheni te romantikja dhe simbolizmi i përdorur.

Femna jote kurioze

lidhja e jon misterioze,

Zemra e vogel tifoze

kshuqe i dhash dicka qe te lozte,

M'kerkoj qe nata t'baronte me magji dhe fjal te buta,

Kshuqe u luta u luta u luta,

Abracadabra I f*ckd her, u zhduka

Qenkërkish edhe besimtar ky djalë. Sepse lutet, lutet edhe lutet në mënyrë stoike për të marrë atë që do.

Përveçse besimtar, edhe magjistar ! Abracadabra ! Hollywood; Bëni një version të ri të filmit The Prestige dhe në vend të Christian Bale merrni Noizyn, sepse të qenurit magjistar i vjen natyrshëm. Op, direkt për Oscar.

Goca, gjithmonë jepini një shans këtyre djemve që hiqen si të fortë. Mund të jenë më të brishtë se ç’duken dhe ajo çfarë duan në të vërtetë është thjesht një shans për t’ju njohur më shumë gjatë një shëtitjeje romantike buzë detit.

Article Logic
Execution time: 0.0036711692810059